Flash News

KRYESORE

Basha nga Amerika për votimin e Xhafajt: kontrollin e ka krimi

Basha nga Amerika për votimin e Xhafajt: kontrollin e ka krimi

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një komunikim me publikun nëpërmjet faqes së vet në Facebook ka komentuar votën pro Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Sipas Bashës, pavarësisht zënkave dhe shantazheve që drejtuesit e koalicionit i bëjnë njëri-tjetrit, krimi i vuri në rresht për të votuar përfaqësuesin e tyre.

Statusi i plotë i Bashës:

Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë.

Të fundit