Flash News

KRYESORE

Basha nga Berati: Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve të Angela Merkel

Basha nga Berati: Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve të

Gjatë takimit të radhës në qyetetin e Beratit , kreu i PD-së Lulzim Basha foli me qytetarët duke u treguar atyre se politika në këto 4 vjet ka shkatërruar besimin e tyre dhe të shumë qyetarëve të tjerë.

Sipas Bashës sapo kjo qeveri sapo mori votën e la popullin në mëshirë të fatit. Kryeministri i Republikës së Re shtoi ai, nuk do të jetë një kryeministër i fasadave por një kryeministër i ekonomisë. Plani ekonomik i PD-së  tha ai ka vulën e  ekspertëve të Angela Merkel. 

Fjala e Bashës:

“Kanë shkatërruar besimin e njerëzve te politika. Shqiptarët kanë të drejtë , çfarë bëri politika në këto 4 vjet? U mori votën dhe i la në mëshirë të fatit.Çfarë ka bërë Edi Rama për Beratin. Ca pllaka janë shtruar, janë  shtruar apo jo? Kjo nuk është puna e kryeministrit këto janë vendime të pushtetit vendor. Qeveria ka detyra të tjera. Detyra e  saj është ekonomia , kjo është detyra e  Edi Ramës.

Si mund të jetë zyra e  krymenistrit mbushur me vizatime kur populli ka njëmijë halle. Shqipëria janë shqiptarët jo pushtetarët.

Kryeministri i Republkisë së re Unë nuk do të jem kryeministër i fasadave. Unë do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë, i halleve tuaja i shpresave tuaja, do jem kryeministri i ekonomisë.Plani im ekonomik ka vulëne  ekspertëve të Angela Merkel. Lekët nuk do të jenë xhepate  4-5 njerëzvee por do të kthehen qyterëve. Do investoj fuqishëm te bujqësia.  “

Të fundit