Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha nga Berati: Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve të Angela Merkel
Gjatë takimit të radhës në qyetetin e Beratit , kreu i PD-së Lulzim Basha foli me qytetarët duke u treguar atyre se politika në këto 4 vjet ka shkatërruar besimin e tyre dhe të shumë qyetarëve të tjerë.
Sipas Bashës sapo kjo qeveri sapo mori votën e la popullin në mëshirë të fatit. Kryeministri i Republikës së Re shtoi ai, nuk do të jetë një kryeministër i fasadave por një kryeministër i ekonomisë. Plani ekonomik i PD-së tha ai ka vulën e ekspertëve të Angela Merkel.
Fjala e Bashës:
“Kanë shkatërruar besimin e njerëzve te politika. Shqiptarët kanë të drejtë , çfarë bëri politika në këto 4 vjet? U mori votën dhe i la në mëshirë të fatit.Çfarë ka bërë Edi Rama për Beratin. Ca pllaka janë shtruar, janë shtruar apo jo? Kjo nuk është puna e kryeministrit këto janë vendime të pushtetit vendor. Qeveria ka detyra të tjera. Detyra e saj është ekonomia , kjo është detyra e Edi Ramës.
Si mund të jetë zyra e krymenistrit mbushur me vizatime kur populli ka njëmijë halle. Shqipëria janë shqiptarët jo pushtetarët.
Kryeministri i Republkisë së re Unë nuk do të jem kryeministër i fasadave. Unë do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë, i halleve tuaja i shpresave tuaja, do jem kryeministri i ekonomisë.Plani im ekonomik ka vulëne ekspertëve të Angela Merkel. Lekët nuk do të jenë xhepate 4-5 njerëzvee por do të kthehen qyterëve. Do investoj fuqishëm te bujqësia. “