Flash News

KRYESORE

Basha nga Berlini: Mbështesim hapjen e negociatave, përpjekje e shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara

Basha nga Berlini: Mbështesim hapjen e negociatave, përpjekje e shtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Berlin ku ka zhvilluar takim me ekspertë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bundestagun gjerman. Në një lidhje live përmes rrjetit social Facebook, Basha informoi se gjatë takimeve të zhvilluara “kemi kërkuar, bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit që na shoqërojnë, mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë”.

Basha tha se hapja e negociatave është një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian por edhe një përpjekje për të plotësuar kriteret e paplotësuara.

“Një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformën në drejtësi, reforma në administratën publike, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkëmbura, siç e tregoi dhe rasti i fundit i Kukësit, të gjitha këto janë shqetësime të thella të partnerëve tanë, janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të opozitës, në emër të partisë Demokratike, i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proces i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit, jo disa të nënës e disa të njerkës, për të vendosur në veçanti politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale para drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe nga oligarkia, për ti rikthyer konkurrencën si një parakusht i zhvillimit ekonomik, i përparimit ekonomik që krijon vende pune”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës, theksoi gjithashtu se “përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar që të fuqizojmë betejën tonë si opozitë për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, të çliruar nga përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme dhe të çliruar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”.

Lulzim Basha njoftoi se do të zhvillojë të tjera takime me përfaqësues të lartë të Bungestagut gjerman dhe kancelares Merkel.

Të fundit