Flash News

KRYESORE

Basha nga Dibra: Më 16 mars populli vendos me një protestë vendimtare

Basha nga Dibra: Më 16 mars populli vendos me një protestë

Kreu i PD ka përmbyllur vizitën e tij në Peshkopi me një fjalim në bulevardin ‘Elez ISufi’.

Ai deklaroi se vetëm me vendosmëri dhe të bashkuar do të mund të largojnë Edi Ramën dhe qeverinë e krimit.

“Rruga që kemi nisur është për ndryshim për ju dhe jo për pushtet. Më 16 mars populli do vendosë në një protestë vendimtare për ti hapur rrugë qeverisë që nuk ju vjedh e mashtron, por që ka respekt e përulet para jush. Ka vetëm një rrugë: bashkim, pjesëmarrje, protestë, përballje, fitore!”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjalimi:

Fundi i hajdutëve po afron, ashtu si dita e dinjitetit për çdo dibranë dhe mbarë Shqipërinë.

Dëgjova vendosmërinë e Dibrës për ta shprehur papajtueshmërinë më krimin në pushtet, për t’i prirë lëvizjes popullore për largimin e qeverisë së krimit.

Zot në shtëpitë e tyre, bizneset e tyre është Rama e Ymer Lala, horrat dhe kriminelët. Dibranët e kanë vrarë të parët frikën. Kjo nuk është Dibra që duan dibranët.

Shqipëria nuk është një vend i varfër, është e vjedhur. Kemi çuar amendamente për të ulur taksat, rritur pensionet, për studentët, ndihmën ekonomike, ligjin për vettingun e politikanëve, por i hodhën poshtë.

Parlamenti i takon popullit dhe jo kriminelëve, nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë si gjithë Europa.

Në Europë kur kapet qeveria duke vjedhur, ikën qeveria e jo qytetarët. Janë kapur duke vjedhur bukën e fëmijëve tuaj për t’ja dhënë një grushti njerëzisht, 5 hajdutë me Ramën dhe një grusht kriminelësh.

Do heqim taksën e naftës, ditën e parë kur qeveria të mos jetë më peng i krimit. Kjo është demokracia, për këtë i dogjëm mandatet, se jemi në krahun tuaj jo kriminelëve. Do marrë fund me protestën qytetare dhe aksionit tonë të përbashkët.

Dosja 184 është fundi politik i Ramës dhe bandës së tij. Janë kapur gafil Rama, Gjiknuri, Ahmetaj, Ulsi Manja, Sadri Abazi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj dhe të tjerë duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar e për të mbushur kutitë e votimit, për bashkinë e Dibrës.

Prokuroria e Prelës e mban të fshehur këtë dosje, por s’do rrijë përgjithmonë e fshehur. Kur të zbardhet do rrijë Rama e Ymer Lala në burgun 313, aty ku e kanë vendin.

Rruga që kemi nisur është për ndryshim për ju dhe jo për pushtet. Më 16 mars populli do vendosë në një protestë vendimtare për ti hapur rrugë qeverisë që nuk ju vjedh e mashtron, por që ka respekt e përulet para jush. Ka vetëm një rrugë: bashkim, pjesëmarrje, protestë, përballje, fitore!

Të fundit