Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha nga Durrësi: Estradat e Ramës i kushtojnë shqiptarëve 100 mijë euro në orë
Kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi në me qytetarët në Durrës u shpreh se estradës së kryeministrit Edi Rama i kushtojnë çdo shqiptari 100 mijë euro në orë.
“Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë, që fut duar në xhepat e shqiptarëve. Në dy vite Rama ka kulluffitur 2 mld euro nga taksat e shqiptarëve, me PPP me tendera të korruptuar. 20 mln euro segmenti i unazës në Tiranë. Ja ç’babëzi ka ky hajdut që vjedh 7 fish shqiptarët popullin më të varfër të europës. Ja ku janë lekët, 2.4 mln euro ka vjedhur Rama në ditë nga shqiptarët. Ndaj dua t’i bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbrasën sheshin dje po edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë mos qeshni se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro në euro.Kjo është fatura e Ramës, sa herë del para jush e ngërdheshet si majmun, apo merret me pjesë të mia të trupit ka një hall të madh të fshehë atë që se fsheh dot më kurrë. Shqiptarët do e shporrin maduron e Ballkanit", u shpreh Basha.
Më tej ai vuri theksin tek raporti i DASh, për të cilin u shpreh se i tregoi qartë çdo shqiptari të zezën me të bardhën.
"DASH e tha qartë, të zezë mbi të bardhë të vërtetën që e di cdo shqiptar, Shqipëria vend kyc për trafikun e drogës dhe kjo për shkak të korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, e ka fjalën për Ramën, Dakon, Tahirin, Xhafën për bandën e hajdutëve që vodhi votat e vijon të vjedhë Shqipërinë. Sa herë ta shikoni mjerushën në sheshin e Durrësit, kujtoni se keni përpara hajdutin më të madh që ka parë ky vend. 100 mijë euro në orë është fatura e cdo shqiptari për estradën e shpifur të edi Ramës. A ia vlen të paguajmë, a e meriton Durrësi estradën e Ramës? Ky është shkaktari i varfërisë dhe krizës, ai është Edi Rama.
Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtë para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky miting i përmasave që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur sëbashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve. Një qeveri abuzuese duhet ta cojmë atje ku duhet. Kur qeveria kapet duke vjedhur, e kryer krime sic janë kapur këta, nuk ikën populli refugjat ikën qeveria, largohet me votë. Ai e di se nesër po të mbahen votime do e paguajnë shtrenjtë krimin ndaj cdo shqiptari, ndaj e ka shkatërruar themelin e demokracisë votën e lirë.” – theksoi Basha.