Flash News

KRYESORE

Basha nga Farka: Në Shqipëri më kollaj shitet hashashi se një tufë sallatë

Basha nga Farka: Në Shqipëri më kollaj shitet hashashi se

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takim me banorët e Farkës tha se kur të vijë në pushtet theksi do të vihet në luftën ndaj kanabisit dhe ndaj koncesioneve që rëndojnë xhepat e qytetarëve.

“Rama nuk mbajti asnjë premtim. Thotë se ekonomia është e mirë sepse rrethohet nga ata të hashashit e të koncesioneve që kanë mbushur thasët me paratë e shqiptarëve. Me ata rri nga mëngjesi në darkë.

Shqipëria dhe Tirana nuk janë ata. Ky s’do t’ia dijë sepse e ka mendjen te timoni. Makinë s’ka, i ka mbetur vetëm timoni. 400 mln euro i ka kushtuar rilindja urbane palmat. 400 mln euro është baras me dyfishim e gjithë pensioneve të shqiptarëve. Njerëzit nuk janë dele. Duhet të kenë punë, kujdes shëndetësor, shkolla, rrugë. Kur t’i kenë këto vijmë te palmat.

Është gati të bëjë akrobacira, vetëm të mos merret me problemet dhe ato që ka premtuar.

Më kollaj shitet hashashi në Shqipëri sesa një tufë sallate në Tiranë”, tha Basha.

Ai theksoi se Rama premtoi 300 mijë vende pune, por në realitet 300 mijë shqiptarë kërkua azil nëpër botë.

 “Rama nuk flet sepse bilanc nuk ka. Vende pune s’ka, 300 mijë shqiptarë i çoi në azil. Për mua Shqipëria jeni ju. Prioriteti numër 1 është ekonomia juaj e familjeve tuaja, punësimi i të rinjve, mirëqenia e fshatit. Nuk do jem njeri i shfaqjeve dhe i teatrit. Do jem kryeministër i ekonomisë, i njerëzve të thjeshtë, i punësimit. Ulja e taksave dhe ulja e TVSH do çlirojnë miliona euro që sot zhduken. Do t’i japim ekonomisë injeksion kapitali, xhiro dhe vende pune. Një model që ka funksionuar në Europën Perëndimore dhe do funksionojë edhe këtu. Do ketë anulim të taksës Rama prej 240 lekë. Karburanti do jetë më i liri në Ballkan.

Karburanti është gjaku i ekonomisë dhe unë do luftoj natë e ditë për uljen e çmimit të energjisë. Parashikojmë kreditim të brendshëm, investime të huaja, që do t’i japin ekonomisë frymëmarrje. 100 mln euro subvencione për fermerët. Paketa e subvencioneve do jetë më e madhja që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Do zerohet kostoja e mekanikës. Do vendos tarifat doganore proporcionale me subvencionet që marrin fermerët e huaj. Djersa e fermerëve shqiptarë do peshoje po aq sa e europianëve. Tregtia e lirë në kurriz të fermerëve shqiptarë merr fund në 25 qershor. Rama ju thotë merrni kredi. Ne themi jo kredi, por mbështetje si e gjithë Europa. Të rinjtë shqiptarë që mbarojnë shkollën e lartë do kenë në dispozicion 10 mije stazhe me 200 mijë lekë të vjetra në muaj si praktikë pune që t’i lidhim me tregun e punës. Kjo nuk do jetë si lëmoshë sociale, por si mase ekonomike për punësimin e të rinjve”, u shpreh Basha.

Të fundit