Flash News

KRYESORE

Basha nga Fieri pas incidentit në mitingun e Tiranës, fton Ramën në debat televiziv

Basha nga Fieri pas incidentit në mitingun e Tiranës, fton Ramën

Pas mitingut çelës të fushatës së PD-së në Tiranë, kreu i Partisë Demokrate është nalur në Fier, për të prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qytet dhe për të kërkuar votën e qytetarëve. Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Fierit. Basha ftoi kundërshtarin e tij Edi Rama për debat në televizion.

“Ne jemi të bashkuar, ata janë të përçarë. Ne jemi të bashkuar jo vetëm brenda radhëve tona. Sot hedhim themelet e një politike për qytetarët. Politikanët e papërgjegjshëm me Ramën në krye shkaztërruan besimin te politika si instrument ndryshimi. Unë e di se me gjithë përpjekjen time dhe punën time të madhe, e di se ka një mosbesim të madh te politika dhe politikanët se të tjera gjëra thonë dhe të tjera gjëra bëjnë kur futen në zyrat e pushtetit, se në fushatë flasin për popullin kurse në zyrat e shtetit e kanë mendjen te tenderat dhe pasurimi i xhepave të tyre. Kjo është totalisht e vërtetë, por kjo është ajo që ne do ndryshojmë dhe do përmbysim me votën tonë në 25 qershor”, tha Basha nga Fieri.

Gjithashtu Basha ka ftuar kundërshtarin e tij, kryeministrin Rama në debat televiziv, duke e ftuar të flase për palmat dhe fasadat shumëngjyrëshë, sipas Bashës, të realizuara nga PS.

“Sonte e ftoj per nje debat televiziv me kandidatin per kryeminister te Republikes se Re. Rama mund te shetisesh ne Shqiperi por nuk i çon dot 4 jave me mashtrime. Eja ne debat bej bilancin tend, ti bilancin tend, une bilancin tim, ti programin tend, une programin tim dhe qytetaret te vendosin me voten e tyre. Ftesen e bera publike, po s’e pate degjuar po ta nis edhe me shkrim por tani do ta them une se pse nuk vjen ketu te shpjegoje, te jape llogari, ndonjë punë edhe e ka bere, une vete i kam parë palmat me syte e mi, mijëra palma, palma dhe fasada shumengjyreshe…”.

Fjalimi i Bashës:

“Në fushatë do të ketë fishekzjarrë, do të ketë truke, do të ketë gjeste dhe batuta që i ka shumë qejf Edi Rama, vdes për batuta, e dini ju. Të gjitha këto kanë një qëllim të heqin vëmendjen e qytetarëve nga çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje.

Çështja kryesore që shtrohet për zgjidhje është: A kemi sot më shumë vende pune

A kemi sot taksa më të ulëta?

A kemi sot shëndetësi falas?

A kemi sot universitete me tarifa më të ulëta për më shumë studentë?

A kemi sot çmimin e energjisë më të ulët?

Po fermerët a kane marrë subvencione?

A keni pensione më të larta, pensionistë?

E pra, këto janë çështjet për të cilat gjithsecili prej jush do të bëjë llogaritë e do të vendosë me votë me 25 qershor.

Republika e vjetër u shpalos më në fund, e nxori fytyrën e vërtetë, është një komplot i një grushti politikanësh që e përdori politikën siç e do vetë Edi Rama si lojë shahu dhe qytetarët si gurë shahu. Për ta ky është thjesht një teatër kukullash, një shfaqje për t’i marrë mendjen një populli të tërë ndërkohë që zhysin duart e tyre në asetet e vendit, në xhepat tuaja, në taksat tuaja dhe ditë për ditë ju varfëroheni dhe një grusht politikanësh varfërohen.

Kjo duhet të marrë fund. 300 mijë vende pune premtoi. Askush nuk e harron. Premtoi shëndetësi falas. Premtoi se 97% e shqiptarëve paguanin më pak taksa dhe sot nga mëngjesi deri në darkë merret me gjithçka tjetër përveçse të japë llogari para shqiptarëve, me gjithçka tjetër, me ekipin tim. Ok e kuptoj që merret, e shan. E shan sepse ekipi im e frikëson sepse është ekipi juaj, sepse është ekipi i fitores.

Ka për borxh të merret me gjithçka në këtë botë, me qen e me mace dhe vetëm refuzon t’u thotë shqiptarëve pse nuk i hapi 300 mijë vende pune?

Pse nuk e bëre shëndetësinë falas?

Pse nuk ule taksat siç premtove?

Pse nuk i mbështet pensionistët siç premtove?

Pse nuk i mbështet shtresat në nevojë siç premtove?

Refuzon t’ua thotë shqiptarëve.

Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për Kryeministër të Republikës së Re. Edi Rama mund të shëtisësh në Shqipëri duke treguar barcaleta por nuk i çon dot katër javë me barcaleta.

Eja në debat, bëj bilancin tënd! Unë bilancin tim! Ti programin tënd! Unë programin tim dhe qytetarët të vendosini me votën e tyre. Ftesën e bëra publike. Po s’e pate dëgjuar po ta nis edhe me shkrim“, tha Basha.

Të fundit