Flash News

KRYESORE

Basha nga Gjirokastra thirrje demokratëve: Menjëherë pas këtij mitingu…

Basha nga Gjirokastra thirrje demokratëve: Menjëherë pas

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka kërkuar të gjithë demokratëve të Gjirokastrës që deri ditën e zgjedhjeve tu shpjegojnë qytetarëve programin e kësaj partie për katër vitet e ardhshme.

Basha u kërkoi demokratëve që tu flasin njerëzve deri ditën e zgjedhjeve për planin ekonomik të PD-së, i cili është i vetmi plan në këto zgjedhje.

“Kam një thirrje për të gjithë demokratët, menjëherë pas këtij mitingu dhe deri ditën e zgjedhjeve, shkoni takoni 1,2,3,5 qytetarë të tjerë, u shpjegoni planin tonë ekonomik. Të vetmin plan në këto zgjedhje. U shpjegoni se me planin tonë do të marrë fund njëherë e mirë koha kur paratë tuaja bëheshin rrush e kumbulla, se me këto para do të investojmë për shkollat, spitalet, rritjen ekonomike. U thoni se Lulzim Bashën e pret një punë e madhe, por unë do të punoj që në ditën e parë për ju”, deklaroi Basha.

Një javë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike bën një ndryshim të rëndësishëm

Të fundit