Flash News

KRYESORE

Basha nga Kamza: Rama e vuri këtë qytet në një karantinë për hakmarrje politike

Basha nga Kamza: Rama e vuri këtë qytet në një

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga Kamza u shpreh se orët e shtypjes dhe arrogancës së kryeministrit Edi Rama po numërohen mbrapsht.

Sipas Bashës, Rama e vuri Kamzën në një karantinë për hakmarrje politike.

“E goditi duke u hequr ndihmën ekonomike 90 % të banorëve, e goditi duke ngritur procese të montuara ndaj kryetarit të Bashkisë, e goditi duke blerë mercenarë, por nuk ia doli. Aparteidi nisi në kamëz, por u shtri në të gjithë Shqipërinë. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin hidhërim, ndjejnë kolapsin, papunësinë dhe pasigurinë. Kjo se edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në cifligun e tij, ndaj na i ka mbyllur dyert Evropa. Rama flet për Evropën, por e ka frikë Evropën, sepse aty s’ka vend për hajdutërinë, stilin dhe mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se duhet t’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.

“12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në cdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës.

Jam këtu për tju falenderuar, veçanërisht ju demokratë të Kamzës e Paskuqanit, për kontributin tuaj”, tha më tej Basha.

Të fundit