Flash News

KRYESORE

Basha nga Laçi: Banorët kanë nevojë urgjente për ushqim dhe strehim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është rikthyer në Laç për të parë gjendjen dhe sipas tij qindra qytetarë prej 5 ditësh po kalojnë netët jashtë dhe po vuajnë nga situata në të cilën ndodhen.

Basha thotë se banorët ende nuk e dinë dhe as nuk e kanë të qartë nëse mund të përdorin banesat, të cilat duken të dëmtuara rëndë.

"Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje. Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që përveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje,"- thotë Basha në deklaratën e tij.

Të fundit