Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Basha nga Peqini: Shqiptarët të papunë sepse po grabiten, ndryshimi vjen me largimin e Edi Ramës
Në takimin me strukturat e PD në Peqin, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Edi Ramën për krizën e thellë ekonomike të vendit.
“Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90.” – theksoi Basha.
Lideri i opozitës vuri në dukje se përqendrimi i ekonomisë dhe pasurive të vendit në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës, ka thelluar varfërinë në vend.
“Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën.”- u shpreh Basha.
Duke iu referuar 30 qershorit si një referendum popullor për ndryshim, kreu i opozitës u shpreh se ky ndryshim do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve.