Flash News

KRYESORE

Basha nga protesta në “Astir”: Rama do paguajë për brinjët e thyera të grave e gishtat e efektives

Protestës së mbrëmjes së sotme në zonën e “Astirit” i është bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës. Në një prononcim për median kryedemokrati Basha bën përgjegjës për situatën e shkaktuar ditën e sotme me dhjetra protestues e efektivë të plagosur, kryeministrin Edi Rama.

“Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit e sharjet rraciste ndaj qytetarëve është kryeministri i vendit. Rama mban përgjegjësi për dhunën që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, do të paguajë dhe për gishtat e polices në detyrë. Ky njeri  po përdor për të mbuluar vjedhjen 40 milion euro, policinë që paguhet nga taksat e qytetarëve, po keqpërdor policinë dhe po përdor propagandën për të vendosur policinë edhe qytetarët përballë”, u shpreh Basha.

Në protestë vihen re forca të shumta policie të cilët kanë krijuar barrierë për qytetarët. Ata i kërkojnë policisë të lirojnë djemtë e arrestuar.

Të fundit