Flash News

KRYESORE

Basha nga selia e PD-së: Arritët t'i tregonit botës të vërtetën e qeverisë së narkotrafikut

Basha nga selia e PD-së: Arritët t'i tregonit botës të

Nga selia e PD-së kreu i opozitës, Lulzim Basha mbylli edhe protestën e cila nisi pikërisht në të njëjtin vend. Gjatë fjalës së tij ai falenderoi qytetarët për qëndresën.

Ai konfiromi përsëri kërkesën e bërë prej opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme e cila vazhdon të jetë për një qeveri teknike.

Fjala e plotë:

“Me përkushtimin tuaj i keni dhënë zemër çdo shqiptari. Shqipëria sot merr frymë me shpresë besim e vendosmëri sepse qëndresa juaj e mposhti të keqen .Kjo është shtëpia e demokratëve, është shtëpia e lirisë të çdo shqiptari që ndihet apo do të jetë i lirë.Nga kjo shtëpi kemi bërë qëndresën tonë politike parlamentare, nga kjo shtëpi nisëm lëvizjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme e cila u shndërrua në bashkimin më të madh qyetatar.Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e demokracisë.Arritët ta mposhtni frikën ti tregonit botës për të vërtetën e  qeverisë së narkotrafikut, tani sot shporrëm sëbashku të vetmen pengesë për në zgjedhje të lira e  të ndershme dhe këtë e dini ju, unë bota mbarë se zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë vetëm me qeveri teknike. Opozta e shpalli e  thirri por ju e kthyet në një marsh qyetatr e fituat betejën, e juaj është merita e  sakrifica e përgjegjësia për ti çuar deri në fund. Zoti ju bekoft ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë.”

Të fundit