Basha: Ngjarja e sotme në Parlament, skemë e përsëritur e mazhorancës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në Studio e Hapur, u shpreh se ngjarja e sotme  në Kuvendin e Shqipërisë, ku iu hoq fjala deputetit demokrat Edmond Spaho, ishte skemë e përsëritur nga mazhoranca.

“Ishte skemë e përsërit nga mazhoranca për t’i hequr opozitës të vetmen fjalë në Parlament. Në mënyrë të përsëritur edhe sot Edi Rama dhunoi rregulloren e kuvendit”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati e konsideron akt tepër të rëndë ekstadimin e Seitit drejt Italisë. “Kanë rrëmbyer dëshmitarin kyç në çështjen Tahiri-Habilaj”, u shpreh kryetari Basha.