Flash News

KRYESORE

Basha i nis punimet e Kuvendit me denoncimin e deputetit të rëndësishëm të PS: U kap me të akuzuarin e Prokurorisë, nuk e shpëton dot imuniteti

Basha i nis punimet e Kuvendit me denoncimin e deputetit të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fjalën e parë në punimet e seancës së sotme plenare e ka nisur me një replikë me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pas akuzave të Ballës se PD është kthyer në parti të pastrimit të parave, Basha ka bërë të ditur se kreu i grupit parlamentar të socialistëve ka rënë prej vitesh në rrjetën e hetimit të pastrimit të parave dhe imuniteti i deputetit nuk e mbron dot më. Basha përmendi edhe një lidhje të Ballës me një prej të akuzarve të Prokurorisë së Elbasanit, i cili ndodhet në Rumani, duke nxjerrë një dokument në foltoren e Kuvendit.

“Edi Rama nga të gjithë njerëzit që mund të zgjidhje në Partinë Socialiste dhe grupin tënd parlamentar për të bërë furtunën e radhës në gotë me qëllim që t’i ikësh pyetjeve që nuk i jep dot përgjigje për Saimir tahirin tënd, për Habilajt, për Balilajn, për vëllain e ministrit tënd të Brendshëm, për llogaritë off shore për të cilat të ka akuzuar OSBE. Nga të gjithë që zgjodhe, i vure gishtin këtij. Nuk e di apo nuk do ta dish që ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron dot as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu. Mjafton të kishte pyetur drejtorin tënd të policisë se cfarë ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit, në Rumani”, u shpreh Basha.

Të fundit