Flash News

KRYESORE

Basha një ditë para protestës: 16 shkurti, dita kur populli do të marrë në dorë fatet e tij

Basha një ditë para protestës: 16 shkurti, dita kur populli do

Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para protestës së opozitës, që pritet të jetë masive, shprehet se 16 shkurti do jetë dita kur populli të marrë në dorë fatet e tij si gjithë popujt europianë.

“Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!”, shkruan ndër të tjera Basha në Facebook.

Reagimi i Bashës:

Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.

Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!

Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!

Të fundit