Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Basha një ditë pas protestës: 2 Qershori, asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë
Reagon kreu i PD, Lulzim Basha një ditë pas protestës së organizuar para kryeministrisë mbrëmë në Tiranë.
Ndërsa shpalos një galeri fotosh nga protesta, Basha e cilëson atë si asamblenë më madhështore të shqiptarëve evropianë, por të vjedhur, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
“Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.