Flash News

KRYESORE

Basha një ditë pas protestës: S’ka kompromis me ëndrrën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Reagon kreu i PD, Lulzim Basha një ditë pas protestës së djeshme para kryeministrisë dhe godinës së parlamentit.

Në një postim në twitter, Basha shkruan se s’do ketë asnjë kompromis me ëndrrën e shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, shkruan Basha.

Të fundit