Flash News

KRYESORE

Basha njofton aksionin e dytë të mosbindjes civile: Të martën me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët

Basha njofton aksionin e dytë të mosbindjes civile: Të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e martë do të mbahet aksioni tjetër i opozitës sa i takon mosbindjes civile.

Basha tha se opozita do të jetë në krah të përfaqësues të biznesit të vogël dhe fermerëve por nuk dha më shumë detaje. Kreu i demokratëve sqaroi se  u vendos dita e martë për të vijuar me aksionin e mosbindjes civile për shkak se kjo fundjavë, dhe dita e hënë, përkon me festën e Pashkëve për besimtarët ortodoks.

"Në këtë kaudër edhe javën e ardhshme në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët dhe në solidaritet total me kuksianët që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen, do mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare e cila do të shtrihet në mbarë Shqipërinë”, tha Basha.

Këto deklarata Basha i bëri pas përfundimit të takimit me kryetarët e partive opozitare.

Të fundit