Flash News

KRYESORE

Basha njofton datën se kur do të institucionalizohet “Republika e re”

Basha njofton datën se kur do të institucionalizohet “Republika

Kryeopozitari Lulzim Basha ka njoftuar se më datë 13 maj, me protestën mbarëkombëtare, do të institucionalizohet “Republika e re”.

Basha tha se pas të shtunës, qytetarët do të njohin vetëm këtë republikë të re dhe ata që nuk do të behen pjesë e saj do të përballen me popullin.

“Republika e re ka lindur në zemrat tuaja. Më 13 maj nisim përpjekjet për ta institucionalizuar, për të formalizuar. Krimi dhe dorga kanë arsye për të ulërirë, sepse nëse Republika e re ka vend për këdo, edhe për Edi Ramën e penduar, për krimin dhe drogën nuk ka për të patur. Ta mendojë edhe njëherë tjetër hapin e radhës. Votim monist më 18 qershor nuk do të ketë, votim të diktuar nga droga nuk do të ketë. Ne njohim dhe do të njohim vetëm këtë republikë të re, bëheni pjesë e konsensusit popullor për të shembur të vjetrën. Bëhuni pjesë e konsesusit ose përballuni me popullin”, theksoi Basha.

Të fundit