Flash News

KRYESORE

Basha njofton largimin e çadrës? “Sot përmbyllet qëndresa, nesër formojmë Republikën e Re”

Basha njofton largimin e çadrës? “Sot përmbyllet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka lënë të kuptohet se me protestën e nesërme mund të mbyllet edhe çadra në bulevardin kryesor të Tiranës. Duke folur pikërisht nga ajo çadër, Basha theksoi se sot do të përmbyllen 12 javë qëndresë, por shtoi se më 13 maj do të bjerë republika e vjetër dhe do nisë krijimi i republikës së re.

“12 javë qëndresë do të përmbyllen sot sepse nesër do të formohet republika e re. Nesër është vendimi i madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit republikën e vjetër të vesit, të korrupsionit, të krimit dhe drogës, të pazareve të ndyra politike, të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurriz të shqiptarëve dhe për të formuar që nesër republikën e qytetarëve shqiptarë. Nesër bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi se në Tiranë do të protestojnë nesër të gjithë shqiptarët që janë zhgënjyer nga qeveria e Edi Ramës.

Të fundit