Flash News

KRYESORE

Basha njofton sot datën se kur rrëzohet ‘republika e vjetër’: Ushtria paqësore po nis marshimin, kundërshtarët të përgatiten

Basha njofton sot datën se kur rrëzohet ‘republika e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar nga çadra se më 7 maj, nga Kavaja, do të nisë rrëzimi i ‘republikës së vjetër’. Basha tha se shqiptarët janë të bashkuar dhe se ushtria paqësore e ‘republikës se’ po nis marshimin e saj të pandalshëm për të garantuar të ardhmen e çdo qytetari.

Sipas Bashës, nga Kavaja do të përhapet lajmi se ‘republika e vjetër’ nuk është asgjë tjetër veçse një tigër letre dhe një grusht oligarkësh dhe rënia e saj do të vendoset simbolikisht të dielën në bashkimin më të madh popullor.

Fjala e Lulzim Bashës:

Asgjë nuk është më si më parë, që nga ajo ditë e bashkuar e 18 shkurtit. Nga ajo ditë vendosmëria juaj shembi njëra pas tjetrës fasadat e shëmtuara të Republikës së Vjetër. Sot në takime si ky që sapo mbaruam, me qindra takime të tjera në këto ditë, ajo që nuk pranohej si e mirëqenë sot është certifikuar falë jush, falë këtij bashkimi. Zëri juaj i bashkuar, e vërteta juaj e bashkuar është e vetmja e vërtetë që njeh Amerika, Europa dhe e gjithë bota. Zgjedhje të lira pa asgjesuar krimin në pushtet nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësi e kryeministrit të fasadës. E gjithë bota dhe çdo shqiptar e di se zgjidhje mund të vij vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve që do të mund të luftojë krimin dhe drogën.

Sot është rasti të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj çdo qytetari dhe faktori politik që qëndruam bashkë ditë pas dite, për të luftuar Republikën fasadë. Vendosëm se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Të përballur me forcën tuaj edhe partitë qeveritare nuk arritën të regjistroinë koalicionin e tyre. 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht.

Por ndonëse rënia morale, politike dhe ligjore e 18 qershorit është sot një fakt i konfirmuar nga të gjithë, republika e vjetër po bën gjithçka ta ndalë apo ta ngadalësojë vrullin e lëvzijes tonë që është nisur drejt republikës së re.

Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, ata janë rroshët dhe bushët, oligarkë dhe politikanë të korruptuar, të cilët i vodhën shqiptarëve nga buxheti 2.8 miliardë euro.

Ndryshe nga 77 ditë më parë, repubika e vjetër nuk është më zot i fatit të qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët janë bashkuar dhe ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm.

Ne do të marshojmë të bashkuar, qindra e mijëra shqiptarë, ne do të marshojmë për republikën e re.

Përballja e parë është dita e dielë në kryeqytetin e lirë, në kryeqytetin e demokracië, në Kavajë. Nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë kudo se republika e vjetër është një tigër letre, një grusht oligarkësh. Nga Kavaja le ta mësojë çdo shqiptar, mik i huaj dhe kundërshtarët e pakët se më 7 maj rrëzohet republika e vjetër.

Për të ardhmen e çdo fëmije shqiptar le të bashkohemi  të dielën në marshimin më të madh popullor, në përballjen paqësore, por të vendosur që do të shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër dhe themelin e parë të republikës së re. Nuk do të lejojmë krimin, dorën, Rroshin dhe kaposhin që të nëpërkëmbin Kavajën, ne do  të jemi të gjithë aty përmes pjesëmarrjes, bashkimit dhe vendosmërisë le të diktojmë agimin e republikës së re.

Të fundit