Flash News

KRYESORE

Basha: Nuk do lejojmë në asnjë mënyrë shembjen e teatrit, do e mbrojmë edhe me trupat tanë

Basha: Nuk do lejojmë në asnjë mënyrë shembjen e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pasi mazhoranca miratoi ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në rrjetin social Facebook, Basha e cilëson miratimin e ligjit si antikombetar, antihistorik dhe të turpshëm teksa paralajmëron se opozita nuk do të lejojë “në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë”.

“Vendimi qe sapo moren Edi Rama dhe banda e tij ne Kuvend eshte antikombetar, antihistorik dhe i turpshem. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij jane ne unitet te plote per te grabitur Shqiperine. Ne do t’i tregojme kesaj bande se pushteti eshte i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar ne asnje menyre prishjen e teatrit, duke e mbrojtur ate edhe me trupat tane. Rama tani do te kuptoje se qytetaret e bashkuar jane me te forte se hajdutet e bashkuar”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Të fundit