Flash News

KRYESORE

Basha nuk e do në selinë PD-së: Unë frikë nga Rama? Është i mbaruar

Basha nuk e do në selinë PD-së: Unë frikë nga Rama?

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja për krizën janë zgjedhjet dhe se kryeministri Edi Rama nuk është i mirëpritur në selinë e Partisë Demokratike. Ai iu përgjgij edhe akuzës së Ramës se ka frikë ta takojë.

“Unë frikë nga Rama? Ai është përgjegjësi për krizën politike. Tani duhet te marre përgjegjësi për këtë krize, te zbatoje planin e ardhur nga Gjermania, t’i hape rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te jape përgjegjësi për dështimin me integrimin europian te vendit, c’lidhje ka te vije ne Partine Demokratike, s’është i mirëpritur ne PD fare. Por kam një pyetje. Me ke do vije? Me Tomen? Me Gjushin? Me Avdylajt do të vije? Ai nuk eshte nje njeri i pafajshem, ai është fajtori për këtë gjendje. Dhe qe te vije aty, te laje zhulin e fajit me nje tjeter fotografi me kryetarin e opozites, kjo nuk ka per te ndodhur.”, tha Basha në Syri.net

Ai shtoi se kryeministrit i është dhënë më shumë kohë sesa e meriton. “ Shqipëria është në krizë dhe kjo nuk është çështje as për zotin Rama, as për zotin Basha, as për zotin Meta.. Shqipëria është në krizë. Ne kemi ofruar një rrugë për zgjidhjen e krizës. Ai ta zbatojë ose të hapë krahun.”

Të fundit