Flash News

KRYESORE

Basha nuk humbet kohë, PD organizon protestën e parë më 26 korrik

Basha nuk humbet kohë, PD organizon protestën e parë më 26

Vetëm pak ditë pasi është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të humbasë kohë për të nisur punën si opozitë. ‘Rilindja Demokratike’, gazeta zyrtare e PD-së, ka paralajmëruar për protesë më 26 korrik, ditën kur Erion Veliaj do të përpiqet të kalojë në Këshillin Bashkiak vendimin për rritjen e çmimit të ujit.

“Do rritet me 35% çmimi i ujit, a do të protestohet?”,- është një prej titujve në faqen e parë të RD dhe në brendësi të shkrimit thuhet se “më 26 korrik duhet të ndahet mirë edhe se kush do të jetë opozita e vërtetë dhe kush do të jetë opozita e dyzuar me pushtetin”.

Por jo vetëm kaq, kjo protestë do shërbejë për të paraqitur strategjinë e re të Bashës përballë qeverisë së Edi Ramës.

“Një opozitë më afër qytetarëve do ta ketë më të lehtë të rifitojë besimin e humbur. Kjo është rruga nga duhet të kalojë ringritja e PD. Larg podiumeve dhe më afër shesheve. Larg konferencave dhe më afër protestave. Mos e kërkoni ringritjen dhe bashkimin e demokratëve tek bisedat e gjata në odat e pafund të politikës që më tepër se të afrojnë tek suksesi real të fusin në labirinthe pazaresh pa skrupuj”, thuhet ndër të tjera në artikullin e ‘RD’.

Të fundit