Basha nuk i kursen vlerësimet për njësitë speciale nga Kosova dhe Greqia

Kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi përfaqësues të njësive speciale të kërkim-shpëtimit nga Kosova dhe Greqia dhe i falënderoi ata për ndihmën e dhënë për gjetjen e njerëzve nën rrënoja.

“Ju falënderoj shumë për ndihmën. Ju jemi mirënjohës për angazhimin me zemër për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë me pajisjet e duhura dhe përkushtim të madh”- u tha atyre Basha në Thumanë.

Përpara se të takonte përfaqësuesit e njësive speciale nga Kosova dhe Greqia, kreu i opozitës u takua me banorë të Thumanës, të strehuar në një kamp të improvizuar në një fushë futbolli atje.