Flash News

KRYESORE

Basha: Nuk kemi koalicion me LSI-në, ka një front të përbashkët opozitar

Basha: Nuk kemi koalicion me LSI-në, ka një front të

Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë emisionit ‘Top Story’ foli rreth raportit mes PD-së dhe LSI-së. Basha tha se PD nuk ka asnjë aleancë apo koalicion me LSI-në por ka një front të përbashkët opozitar të krijuar pas shpërthimit të skandalit Tahiri.

“Nuk ka asnjë aleancë apo koalicion me LSI-në. Ka një front të përbashkët opozitar të krijuar pas shpërthimit të skandalit Tahiri, në vetëdijen e të gjithë forcave politike, të Partisë Demokratike dhe të LSI-së dhe të forcave të tjera politike, se e vetmja rrugë ëpr tu përballur me këtë të keqe të madhe është lënia mënjanë e çdo diference tjetër dhe bashkimi për kauzën e drejtësisë dhe të qeverisë antimafia si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Të fundit