Flash News

KRYESORE

Basha para protestës: Historike, dita e parë kur mandatet i kthehen popullit  

Basha para protestës: Historike, dita e parë kur mandatet i kthehen

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pak para nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit.

Në një prononcim për gazetarët, teksa mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, Basha tha se kjo e sotmja është një ditë historike, kur mandatet i kthehen popullit.

“Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e brendshme. Ne e dimë dhe ju e dini që policia e shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar, shumë prej tyre kanë paguar rryshfete të majme, janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Ata kanë të njëjtat shqetësime si vëllezërit dhe motrat që protestojnë sot.

Sot ditë historike, është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit dhe janë të vetmet mandate të panjollosura nga bashkëpunimi I hapur me krimin e organizuar.

Sot ne do bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot efekti i parë është rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, pra një rregjim ushtarak, pra parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe arratia e Edi Ramës nga Tirana.

Pra them se edhe pa ardhur masa e madhe popullore që është njoftuar të bashkohet në orën 10.00, portesta me sa duket qartë do të ja arrijë qëllimit.

Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert, sepse nuk është më parlament dhe qeveria, për sot, është larguar. Ne, përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot: mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një parlamenti nga populli, me popullin dhe për popullin”, u shpreh Basha.

Të fundit