Flash News

KRYESORE

Basha para protestës: Me kriminelë dhe të fortë nuk mund të përdorësh standarde perëndimore

Basha para protestës: Me kriminelë dhe të fortë nuk mund

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se do të kishte dashur që të ishte marrë me programe dhe ligje por ka qenë e pamundur përballë mazhorancës, që sipas tij, ka ofruar aleternativën e drogës dhe krimit.

“Unë do të kisha dashur shumë që në opozitë të isha marrë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, por kjo ka qenë e pamundur përballë krimit dhe drogës. Sa herë që ne jemi përpjekur për të dhënë alternativë qeverisëse, skandalet e drogës dhe të krimit na kanë detyruar të çojmë vëmendjen tek krimi dhe droga.

Unë do të kisha dashur shumë që jeta parlamentare e jona të ishte perëndimore, që ne të diskutojmë në Kuvend ide, ligje, vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit.

Por është tallje dhe verbëri kriminale t’i kërkosh opozitës që të ulet dhe të bëjë ligje dhe diskutime parlamentare me Armando Prengën, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Pjerin Ndreun, Ergys Çyrben, Rrahman Rrajen, Ilir Ndraxhin e shumë banditë apo eksponentë të krimit në Kuvend dhe majat e politikës socialiste.

Me Rrahman Rrajen nuk flitet për ligje. Me Saimir Tahirin nuk flitet për rendin publik. Me Elvis Roshin e Vangjush Dakon nuk flitet për planet e zhvillimit urban. Me Fatmir Xhafajan nuk flitet për drejtësi dhe të drejta të njeriut“, deklaroi Basha, 24 orë para protestës kombëtare të së shtunës.

Sipas tij, me kriminelë dhe me ‘të fortë’ është e pamundur të diskutosh si perëndimor.

“Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë.

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”, dekaroi Basha ne nje konference per shtyp.

Të fundit