Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha para protestuesve: Cila është aspirata që ka mbledhur shqiptarët për herë të gjashtë
“Shqipëria si gjithë Europa,kjo është aspirate që ka mbledhur shqiptarët”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha nga para Kryeministrisë ku janë mbledhur mijëra protestues.
“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota. E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ky është mesazhi, kjo është aspirate që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.
Më tej, ai bëri një krahasim me politikanët e huaj, të cilët janë ndëshkuar në raste abuzimi.
“Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë. Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik”, tha Basha.