Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron operacion të gjerë: Shqiptarëve do ju kthehet çdo para e vjedhur

Basha paralajmëron operacion të gjerë: Shqiptarëve do ju

Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se nga shtatori Partia Demokratike do të bëjë të njohur planin e saj kombëtar.

Sipas Bashës në fokus të saj PD do të ketë një operacion të gjerë që do të shtrihet për hetimin, gjurmimin, ndëshkimin e vjedhjeve e grabitjeve  që sipas kryedemokratit po ju bëhet shqiptarëve.

“Në shtator do bëjmë të ditur planin tonë kombëtar. Ka nisur hartimi i ligjeve për luftën kudër krimit, përmes çdo forme. Paketa jonë ligjore do të fokusohet te kontrolli i trafikantëve. Që ditën e parë në pushtet do të bëjmë të mundur nxjerrjen e një fondi që do të gjurmojë paratë e pista dhe do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura. Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike. Ne do të fusim inspektimin fizik. Prioriret mbetet ndërmarja e këtij operacioni të gjerë që do shtrihet për hetimin, gjurmimin, ndëshkimin e vjedhjeve e grabitjeve që ju bëhet shqiptarëve. "Ndiq paranë” do të jetë fokus i operacionit tonë”-deklaroi Basha

 

 

Të fundit