Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Nëse terrorizon familjen e Veliut do merrni përgjigjen më të ashpër
Pas publikimit të videos së rrëfimit të dëshmitarit Albert Veliu, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi Fatmir Xhafajn dhe kryeministrin Edi Rama se nëqoftëse do të vijojnë kërcënimet ndaj Veliut dhe familjes së tij do të përballet me opozitën.
“Sapo dëgjuat se si Agron Xhafaj është një nga kokat e drogës. Terrori dhe presioni policior dhe i bandave ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe aktivitet i ethshëm për të prishur provat.
E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se për çdo hap që do të ndërmarrë për të rrëmbyer e terrorizuar, për të vënë në presion dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj do të marrë përgjigjen më të ashpër nga opozita, nga PD. Paralajmëroj Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën, ndal duart nga terrori mafioz i familjes së Veliut.
Kjo është dëshmi që jetojmë në një shtet të terrorizuar me në krye Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën”, u shpreh Basha.