Basha pas takimit me delegacionin e ‘Venecias’: Vendime të reja me qytetarët nëse refuzohet qeveria kujdestare

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur takimin me një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias këtë mëngjes në Tiranë, lidhur me procedurat e emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Bashës, takimi mes tyre ka qenë i frytshëm, ndërsa deklaroi se vendi është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike, pasi sipas tij, mazhoranca ka çuar në kuvend masa tjera që forcojnë kapjen e shtetit dhe drejtësisë.

“Takimi me ekspertët e Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike, ilustrimi i saj javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk  pret aspër opinionin e Vencias, por ka çuar në kuvend masa tjera që forcojnë kapjen e shtetit, drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese. Kjo e ka çuar vendin në kolaps total, të drejtat dhe jeta e qytetarëve është e kërcënuar sepse shteti nuk është i shqiptarëve, por i një grushti pushtetarësh të lidhur me një grup kriminelësh, që kanë kapur çdo gjë, ky nuk është shteti ligjor.

Me komisionin e Vencias diskutuam jo vetëm problemin që është rënduar që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe i shkatërrimi i reformës në Drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fshehë krimet e veta, por edhe rrugën e daljes që është e qartë, të kthehet legjitimiteti i institucioneve, një parlament dhe një qeveri që e ka të lidhur fatin me qytetarët. Një kryeministër, parlament e qeveri që ka dalë sic kemi dëgjuar nga dosja 184dhe 339 është peng i krimit dhe do i shërbejë oligarkisë. Kjo është zgjedhja para shqiptarëve, Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëve dhe oligarkëve, apo do të kthejmë Shqipërinë e gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe sundimit të ligjit dhe jo shfaqjeve propagandistike që nuk i hedhin dot hi syve as shqiptarëve e as ndërkombëtarëve”, tha Basha.

I pyetur lidhur me kërkesën e PD për qeveri teknike, Basha tha: “Zgjidhjen që kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, ne sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme, paratë e krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet, atëherë opozita me qyterarët do marrë vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzish që ka marrë peng vendin”.

Emërimet në Kushtetuese, delegacioni i ‘Venecias’ takim herët në mëngjes me opozitën jashtëparlamentare