Flash News

KRYESORE

Basha për ‘Bindjen Demokratike’: Parti fasadë, PD e donin për karrigen e pushtetit

Basha për ‘Bindjen Demokratike’: Parti fasadë, PD e donin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit. Sipas tij, krijimi i saj ka për qëllim që të krijojë një fasadë për zgjedhjet lokale. Kryedemokrati pohoi se  Partia Demokratike është një vlerë kombëtare dhe një pjesë siç tha ai, e përdorën atë thjesht për dobinë e karriges dhe më pas e braktisën duke i kthyer edhe shpinën.

“Askush nuk është ‘vrarë’, përkundrazi shumë prej tyre kanë marrë mbrapsht shumëfishin e kontributit që kanë dhënë në Partinë Demokratike, por janë janë kthyer kundër Partisë Demokratike në momentin që kanë humbur karrigën. Të thuash bindje nuk do të thotë të shkruash bindje, por të çohesh kundër padrektesisë.

Në dy vite e gjysmë nuk i kemi parë të ngrihen kundër padrejtësisë, por janë marrë me Partinë Demokratike dhe me Lulzim Bashën. Kjo parti e cila është krijuar siç u blenë deputet e opozitës fasade; është bërë për të krijuar idenë së ka pjesëmarrjë në zgjedhje. Nuk ka dyshim askush për këtë parti, madje as kundërshtatën tanë”, deklaroi Basha.

Të fundit