Flash News

KRYESORE

Basha për buxhetin e 2019-ës: Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave

Basha për buxhetin e 2019-ës: Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se buxheti i miratuar nga mazhoranca është buxheti i cili legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave të qytetarëve. Basha tha se sot 97 përqind e qytetarëve paguajmë më shumë taksa.

“Ditën e sotme organizata kriminale ka kaluar buxhetin më katastrofik në 28 vite. Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja dhe pasuron një grup oligarkësh dhe qeveritarësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti apo vjedhjeje masive me një votë jolegjitime. Shqipëria në 5 vite të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Ka nxjerrë nga xhepat e shqiptarëve 1.9 mld euro më shumë.

Kjo rritje galoponte taksash që ka çuar në 1.9 mld euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike por e ka futur vendin në një cikël krize”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së solli në vëmendje falimentin e mijërave biznese për shkak të pamundësisë për të paguar taksa.

“Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare”, tha kreu i PD.

Basha tha se PD ka alternatiën e saj e cila parashikon taksën e sheshtë 9 përqind, për ta bërë ekonominë konkurruese për investimet e huaja, heqjen e taksës së qarkullit cka do ët sjellë uljen e çmimit të naftës me 300 lekë, vendosjene kufirmit minimal ët xhiros për biznesin e vogël në 120 milionë lektë të vjetra si dhe caktimin e një tavani për taksat vendore.

Të fundit