Flash News

KRYESORE

Basha tregon për takimin e Ramës me biznesmenët kroatë në zyrën e tij dhe skemën për pastrimin e parave

Basha tregon për takimin e Ramës me biznesmenët kroatë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregoi për takimin që kryeministri pati me biznesmenë kroatë dhe manovrën që ai po bën për pastrimin e parave .

“Ne e dimë për fakt se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë që e diskutuan së bashku me dy kompani shqiptare para bërjes të tenderit në zyrën e tij.

Pasi tenderi fals mbaroi, kompania shqiptare ‘Jehona’ u shit për 250 mijë euro te një biznesmen i hetuar për pastrim parash në Kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci.

Është një skemë e sajuar në çdo detaj për të vjedhur: imponimi i panevojshëm me ligj i një sistemi të ri faturimi për bizneset, fryrja e kostos dhe vjedhja e tenderit për të ndërtuar këtë sistemin të ri, detyrimin e bizneseve për të blerë pajisjet dhe programin e ri kompjuterik tek klientët e vet.”, shpjegoi lideri i opozitës.

Basha tregoi me fakte aferën mafioze të faturimit elektronik , ku kasat e reja do t’i kushtojnë çdo biznesi 250 euro. Ai e quan kontratën për faturimin elektronik, rastin e fundit të kapjes së shtetit.

“Është një projekt nga i cili Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme. Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij.”, tha Basha

Kreu i opozitës shpjegoi se aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, e secila duhet të zëvendësohet më një kompjuter Ipad dhe program të ri që do të kushtojnë të paktën 250 euro.

“Do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit progami kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milionë euro çdo vit. Në 10 vjet bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaten bizneset që të vjedhë Edi Rama. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tender tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro.” vazhdoi ai

Të fundit