Flash News

KRYESORE

Basha për shkarkimin e Metës: Rama bën teatër, do vetëm të largojë vëmendjen

Basha për shkarkimin e Metës: Rama bën teatër, do vetëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se rezoluta për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është një teatër i Edi Ramës, i vënë në presion nga kërkesa për largimin e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

“E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet. Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. Farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët.

Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë.”, tha Basha.

Të fundit