Flash News

KRYESORE

Basha për sjelljen e Ramës në Kuvend: Ka probleme psikike, të bëjë testin e drogës

Basha për sjelljen e Ramës në Kuvend: Ka probleme psikike,

Pas akuzave mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se sjellja e Ramës lidhet me gjendjen  e rënduar psikike të tij.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Rama ka refuzuar vazhdimisht të bëjë kontrollin për drogë dhe testin mendor.

"Shfaqja e shëmtuar e një njeriu të droguar, që patë këtu, ka vetëm një shpjegim. Edi Rama vendosi në fillim që të mos vinte në këtë seancë. Pastaj erdhi, në gjendje vërtet të rënduar fizike. Nuk është se kjo përbën ndonjë shqetësim përsonal për ne si opozitë, por përbën një tregues se në krye të vendit, kemi një njeri i cili ka refuzuar vazhdimisht të bëjë testin e drogës. Ka refuzuar vazhdimisht legjislacionin e kontrollit mendor, të atyre që marrin vendime në emër të shqiptarëve, dhe paraqitet vazhdimisht në këtë sallë në një gjendje të rënduar psiqike", u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, gjithashtu theksoi se kryeministri ka bërë atë që për herë të fundit e bënë përfaqësuesit e diktaturës komuniste në Shqipëri, duke e ka quajtur Zërin e Amerikës, "kazan".

"Për herë të dytë brenda dy javëve, Edi Rama ka bërë atë që për herë të fundit, e bënë përfaqësuesit e diktaturës komuniste në Shqipëri: e ka quajtur Zërin e Amerikës, kazan. Njësoj siç akuzon dhe quan mediat e ndryshme të vendit, të cilat nuk i shkojnë pas midesë", tha Basha.

"Arsyeja se pse Edi Rama, sot, sulmoi për herë të dytë Zërin e Amerikës, është sepse mbrëmë, Zëri i Amerikës, ka publikuar një hetim të thelluar të një rrjeti investigativ gazetarësh, i cili bazuar mbi të dhëna zyrtare të prokurorisë shqiptare, tregon se si Edi Rama në 2017-ën, e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.

Konkretisht: vetëm një hetim, vetëm një dosje. Dosja 339, tregon vetëm për aq sa është zbuluar para syve të shqiptarëve,  sepse siç e keni parë, shumica dërrmuese e përgjimeve nuk janë zbardhur akoma, pra me fjalë të tjera, vetëm maja e ajsbergut të një përgjimi të vetëm, tregon se si në katër qarqe; në Tiranë, në Lezhë, në Dibër dhe në Durrës, Edi Rama ka sjellë këtu, ka trafikuar këtu në këtë Kuvend, jo deputetë të zgjedhur nga vota e mbështetësve të PS, por kukulla të krimit", u shpreh ai.

Të fundit