Flash News

KRYESORE

Basha i përgjigjet Ahmetajt: Je për burg, jo për dorëheqje!

Basha i përgjigjet Ahmetajt: Je për burg, jo për dorëheqje!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “Studio e Hapur” u shpreh se ministri Arben Ahmetaj në aksidentin që pësoi në Maqedoni muaj më parë, ka qenë i shoqëruar nga biznesmeni  Klodian Zoto.

Zoto, sipas kreut të opozitës, është pronari i inceneratorëve që po instalohen në disa qytete të Shqipërisë, dhe ka qenë në makinë me Ahmetajn në momentin e aksidentit.

Mirëpo, pas deklaratës së kryetarit Basha, reagoi dhe Ahmetaj, duke iu drejtuar, “Nëse Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në aksident (apo ndonjëherë në makinë me mua), unë jap dorëheqjen. Nëse jo, ti Luli e jep dorëheqjen?”

E shpejtë ka qenë përgjigja e Bashës i cili i drejtohet ministrit duke i thënë se nuk mjafton vetëm dorëheqja e Ahmetajt, por burgu.

“Je për burg jo për dorëheqje! Klodian Zoto është njeriu yt tek Hermes, tek check up, ka vënë emrin për 3 inceneratoret për llogarinë tënde! Je për burg Arben, jo për dorëheqje” është shprehur kryetari Basha.

Të fundit