Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Basha i përgjigjet Ramës për planin ekonomik: Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Bilishtit i ktheu një përgjigje Edi Ramës në lidhje me planin e tij ekonomik, për ekonomi të fortë e të neserme të sigurtë që parashikon mbajtjen e fëmijëve shqiptarë në shkollë deri në orën 16.00, ku do të kryejnë detyrat, do të mësojnë gjuhë të huaja dhe ku shteti do tu sigurojë edhe drekën.
“Edi Rama është përpjekur të tallet me këtë projekt të Lulzim Bashës, duke u thënë njerëzve që tani Luli do ushqejë fëmijët tuaj. Unë ushqej fëmijët e mi, por Republika e Re do të ushqejë fëmijët e shqiptarëve” tha Basha teksa shtoi se paratë nuk do të bëhen rrush e kumbulla, pllaka e palma të thara, siç i bëri Rama.
“Paratë do t’u kthehen shqiptarëve. Plani im ekonomik do të sigurojë rritje të konsumit, të prodhimit, do të hapë vende pune, do të krijojë mundësi për rininë, do të mbështesë fermerët, do të nxisë ardhjen e investitorëve të huaj” tha Basha.
Plani ekonomik i Lulzim Bashës do të ndezë motorrët e ekonomisë, dhe ai do të ketë prioritet njerëzit, fëmijët e shqiptarëve me shkolla të mira që ofrojnë drekë për ta, do të ketë prioritet pensionistët duke rritur shpërblimin e tyre, do të mbështesë të rinjtë dhe njerëzit në nevojë.