Flash News

KRYESORE

Basha përkujton 2 korrikun e 1990 dhe akuzon Ramën: Bashkëqeverisë me 5 oligarkë

Basha përkujton 2 korrikun e 1990 dhe akuzon Ramën:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me nje grup të rinjsh për të përkujtuar 2 korrikut 1 vitit 1990, ditën kur shiptarët u hynë masivisht në ambasada. Duke folur para të rinjëve, Basha hodhi akuza ndaj Ramës, duke e cilësuar Qeverinë si fajtore të shtyrjes së negociatave. Po ashtu, Basha shtoi se gjithçka në Shqipëri kontrollohet nga 5 oligarkë, por nuk përmendi emrat e tyre.

“Me ekonomi të drogës dhe krimit nuk hapen. Sa u hapën në 2016, sa u hapën këtë qershor, aq do të hapen edhe qershorit tjetër. Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Ndihma juaj për hapjen e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t’i mbajtur nën kontroll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë e parë është çlirimi i politikës nga krimi. Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tender. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë”, tha Basha.

Sa i takon projektit të ri të Teatrit Kombëtar, Basha shprehu mbështjene Partisë Demokratike teksa u bëri thirrje edhe qytetarëve që tu bashkohen kauzës së aktorëve.

“PD të bashkëqeverisë me PS për negociatat”, Basha i përgjigjet raportuesit Fleckenstein

Të fundit