Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha përkujton masakrën e Qafë Valmirit dhe i dërgon një mesazh të koduar Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 70-vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, ku u pushkatuan 14 mirditorë, si pjesë e strategjisë së territorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.
Në postimin e tij në facebook, Basha sjell ndërmend fjalët e diktatorit Enver Hoxha në këtë ngjarje, “kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët, këto bëjnë përshtypje në popull”.
Duke folur për Masakrën e Qafës së Vakmirit, kryedemokrati i ka dërguar edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky aparteid vazhdohet të mbahet gjallë duke vënë në krye njerëz të lidhur me krimin.
“Masakra e Qafës së Valmirit ka 70 vjet që dëshmon për këtë aparteid që është një mëkat i shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi s’kemi dëgjuar asnjë ndjesë, përkundrazi, kemi parë se si mundohet të mbahet gjallë me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të zonave zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit”.
Mesazhi i Bashës:
70 vjet më parë diktatura komuniste e angazhuar në një betejë të egër për të thyer rezistencën e Mirditës, në një shfaqje publike të terrorit, vari në litar dhe pushkatoi 14 nga bijtë më të shquar të krahinës, në Masakrën e Qafës së Valmirit.
Duke ndjekur porositë e vetë diktatorit gjakatar, “kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët, këto bëjnë përshtypje në popull”, veglat e verbra të Sigurimit Komunist varën 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë 17 gushtin e 1949-s, si një akt raprezalje pas vrasjes së Bardhok Bibës, ku rezultoi se nuk ishte i përfshirë asnjëri prej tyre, dhe si pjesë e strategjisë së terrorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.
Masakra u krye në prani të mijëra banorëve, të cilët u detyruan përdhunshëm ta ndiqnin këtë makabritet. Në raportimet e Sigurimit të Shtetit, thuhet se bashkë me varurit dhe të pushkatuarit, ishte vënë në zbatim një valë e gjatë arrestimesh e internimesh, që do të përfshinin banorë të 24 fshatrave të Mirditës, nga rreth 32 që kishte zona në atë kohë.
Kështu Masakra e Qafës së Valmirit sëmboi drejtpërdrejt në familjet e rreth 90 % të fshatrave të zonës, dhe jehona e masakrës u përhap në të gjithë vendin. Me sjellje të pastra racizmi krahinor e fetar, vetë hierarkët komunistë e kishin deklaruar me dhjetëra herë se “të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut, edhe pse asnjë s’meritonte të vritej”.
Masakra e Qafës së Valmirit është një prej akteve më makabre terroriste që diktatura komuniste kreu ndaj Mirditës. Ata ju turrën asaj si bisha të tërbuara për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë që i buronte nga historia e saj e lavdishme.
Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj, prandaj edhe kjo zonë ka përqindjen më të lartë të të vrarëve, të burgosurve dhe të të internuarve nga diktatura. I gjithë vendi, por edhe vetë demokracia shqiptare i është borxh Mirditës për çmimin e lartë të sakrificës që ajo pagoi për 50 vjet që të mbahej gjallë ideali i lirisë dhe dinjitetit të njeriut.
Në këtë zonë duhet të kishte patur për 30 vjet me radhë politika të diskriminimit pozitiv, jo vetëm për të rehabilituar numrin e lartë të të persekutuarve nga diktatura, por edhe për investime që do të rrisnin numrin e të arsimuarve, një mollë e ndaluar për shumicën e popullsisë së zonës gjatë 50 viteve diktaturë, do të rrisnin numrin e bizneseve të reja, do të ndihmonin fshatrat të rimëkëmbeshin dhe zonën të rigjallëronte traditat e veta të shkëlqyera, por në fakt këto politika kanë munguar.
Masakra e Qafës së Valmirit ka 70 vjet që dëshmon për këtë aparteid që është një mëkat i shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi s’kemi dëgjuar asnjë ndjesë, përkundrazi, kemi parë se si mundohet të mbahet gjallë me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të zonave zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit.
Megjithë këto, Mirdita ka vijuar me stoicizëm të japë dëshmitë e saj se beteja me të keqen më në fund do të fitohet, se do të mposhten dishepujt e sotëm të tezave raciste e të aparteidit shtetëror ndaj pjesëve të ndryshme të vendit e ndaj Mirditës posaçërisht. Nderim përjetë martirëve të Mirditës! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38