Flash News

KRYESORE

Basha: Përmirësimi i së ardhmes fillon nëpërmjet shkollimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se rinia është e ardhmja e vendit tonë dhe përmirësimi i së ardhmes fillon nëpërmjet shkollimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ju referuar prezencës në forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, Basha shkruan se biseduam me të rinj e të reja mbi nevojën që kanë universitetet për të ndryshuar dhe për tu përmirësuar.

Kreu i opozitës thotë se është i domosdoshëm një ligj i ri për arsimin e lartë, teksa shton se plani i Partisë Demokratike për rininë garanton 10 mijë stazhe pune të paguara dhe tarifa të përballueshme të shkollimit

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Rinia është e ardhmja e vendit tonë dhe përmirësimi i së ardhmes fillon nëpërmjet shkollimit.

Sot në Forumin Kombëtar të Studentëve për Qeverisje të Mirë, biseduam me të rinj e të reja mbi nevojën që kanë universitetet për të ndryshuar dhe për tu përmirësuar.

Ndaj është i domosdoshëm një ligj i ri për arsimin e lartë sepse do të bëjë të mundur që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet, pavarësisht nëse ka mundësi ekonomike apo jo.

Plani ynë për rininë garanton 10 mijë stazhe pune të paguara dhe tarifa të përballueshme të shkollimit :)

Të fundit