Flash News

KRYESORE

Basha përshëndet marrëveshjen e demarkacionit: Po shpejtojnë hapat e Kosovës drejt BE-së

Basha përshëndet marrëveshjen e demarkacionit: Po shpejtojnë

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës. Teksa uron Kosovën për këtë lajm të mirë, Basha shprehet se po përshpejtohen hapat e Kosovës drejt integrimit të BE.

"Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën. 

Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian", shkruan kryetari Basha.

Të fundit