Flash News

KRYESORE

Basha përvesh mëngët në protestën e Vorës, kush e shoqëron në mosbindjen civile

Ashtu siç ishte parashikuar, protesta e opozitës ka nisur në orën 10.00 duke bllokuar 4 akse kyçe të vendit, Vorë, Milot, Çermë dhe në Bradashesh.

Ndërsa ka përveshur mëngët e këmishës, kreu i PD Lulzim Basha është shfaqur në mbështetje të kësaj proteste në Vorë.

Ajo që bie në sy është se në këtë protestë ndodhet i rrethuar jo vetëm nga qytetarët e shumtë, të cilët deri tani kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Basha shfaqet i shoqëruar jo vetëm nga deputetë të opozitës, si Fatmir Mediu, ish-deputeti i PD, Arben Ristani, Luna Rama i LSI, por ehde nga bashkëshortja e tij Aurela, siç duket edhe nga këto foto.

Deri tani nuk ka prani të policisë dhe protesta është e qetë.

Të fundit