Flash News

KRYESORE

Basha: Po të bashkohemi të gjithë në shesh Rama bie për 7 ditë

Basha: Po të bashkohemi të gjithë në shesh Rama bie për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se nëse të gjtihë qytetarët bashkohen dhe dalin në shesh, atëherë qeveria bie për 7 ditë pa dhunë fare.

Po të dalim të gjithë bashkë do ti thonë Ramës: dëgjoje popullin, largohu prej andej, u shpreh Basha.

“Unë nuk mund ti bëj të gjitha, nuk dua ti bëj të gjitha sepse po ti bëj të gjitha jam Rama 2. Ai i bën të gjitha, ai është kryeministri, edhe piktori, edhe kryeredaktori, edhe kryegjyqtari, edhe prokurori. edhe oligarku. Unë kam rolin tim, por duhet të kuptosh se unë nuk jam Che Guevara. Rroli im është politik, rroli im është të ju jap ju alternativën. Një parti politike në sistemin politik, ka për detyrë të japë alternativën që ti të bindesh dhe të thuash; po. Kemi pesë vite që e zhvillojmë këtë betejë të izoluar, të përbuzur dhe të përqeshur, por ia kemi dalë.

Sot për këto probleme që ka vendi, për këtë kompleks politiko-kriminalo-oligarkik, kemi paraqitur zgjidhjen, alternativën që nuk e sheh zoti Rakipi dhe që do e shpjegojmë. Antimafia për ologarkinë dhe largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Këtë do ta bëjmë duke të bindur ty (Bushatin), zotin Lubonja, zotin Rakipi: Hajde të dalim atje në shesh. Jo vetëm të shkruash nga Lapsi, hajde atje në shesh, ti i pari me Fatosin dhe Yllin dhe unë në krahun tuaj, sepse kur del ti, dilni ju dhe kur del populli, s’ka nevojë për dhunë fare. Shtatë ditë po të dalim, rrëzohet, bie qeveria sepse ka legjitimitetin. Kur dal unë thotë po bën grusht shteti, kthehuni në institucione. Po të dalim të gjithë bashkë do ti thonë Ramës: dëgjoje popullin, largohu prej andej. Ky është ndryshimi!”, theksoi Basha.

 

 

Të fundit