Flash News

KRYESORE

Basha pret në zyrë ekspertin amerikan, çfarë u diskutua mes tyre  

Basha pret në zyrë ekspertin amerikan, çfarë u diskutua

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritr në zyrën e tij ekspertin amerikan për Ballkanin Perëndimor Daniel Serwer.

Ndërsa e cilëson një mik të çmuar si një bashkëpunëtor i tij në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës, Basha tregon se çfarë u bisedua mes tyre.

“Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Të fundit