Flash News

KRYESORE

Basha: Prokuroria e Krimeve të Rënda po shkatërron hetimet për politikanët

Basha: Prokuroria e Krimeve të Rënda po shkatërron hetimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda po shkatërron hetimet për krimet e lidhura me politikanët.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i opozitës tha se pranë kësaj prokurorie ka hetime për Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin për të cilët u shpreh se ka regjistrime telefonatash me grupe kriminale për ndërhyrje në zgjedhje.

“Prokuroria është vënë në shërbim direkt të krimit. Prokurroia e Krimeve të Rënda është shpartalluar, dhe është kthyer në një celulë kriminale që shkatërron hetimet për të gjitha krimet e lidhura me politikanët.

Ke hetime të nisura dhe të pa bistisura, për Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin. Ka regjistrime telefonatash midis Dakos dhe grupeve kriminale të Durrësit, midis Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale, mes Ramës dhe kriminelëve më famëkeq”, u shpreh Basha.

Të fundit