Flash News

KRYESORE

Basha: PS është në rrezik shpërbërjeje për shkak të organizatës kriminale të rilindjes

Basha: PS është në rrezik shpërbërjeje për shkak

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një tur për të prezantuar para qytetarëve tre platformat e hartuara nga opozita, për vettingun në politikë, çlirimin e ekonomisë dhe platformën për zgjedhje të lira.

Korça ishte ndalesa e parë dhe në këtë takim, Basha u shpreh se shumica e shqiptarëve i kanë mbështetur këto propozime.

Kreu i PD-së përmendi sërish ato që demokratët e quajnë lidhje të politikës me krimin ndërsa shtoi se sot edhe Partia Socialiste është në rrezik shpërbërjeje për shkak të asaj që Basha tha se njihet si organizata kriminale e rilindjes.

“Partia Socialiste sot është në rrezik shpërbërje për shkak të asaj që quhet organizata kriminale e rilindjes. Një grup që nuk ka asnjë interes publik dhe ndodhet në pushtet për shkak të lidhjeve me krimin”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat theksoi gjithashtu se qëllimi i vetëm i Ramës është pushteti dhe paratë.

Të fundit